Tifozi puth pabesisht gazetaren braziliane gjatë lidhjes live (VIDEO)
Bruna Dealtry është një ish-volejbolliste e Brazilit, ndërkohë që tashmë punon si reportere për kanalin televiziv, “Esporte Interativo”. Bukuroshja është bërë pre e një episodi të sikletshëm, pasi një tifozë e ka ngacmuar gjatë ndeshjes Vasko da Gama dhe Universitat de Kili.
Ajo e ndoqi ndeshjen në një lokal, por një tifoz i pirë ka shfrytëzuar një moment kur jo ishte në lidhje direkte, duke e puthur. Bruna mbeti e shtangur, por vijoi intervistat me sportdshësit. Video është bërë virale në rrjetet sociale edhe për faktin se ka qenë vet gazetarja që e ka shpërndarë në profilin e saj. /Koha Jonë/