Tifozja e Messit zhvishet nudo për Kupën e Konfederatave
Ish-fituesja e Miss Bum Bum, Suzy Cortez është zhveshur e tëra për të promovuar Kupën e Konfederatave që zhvillohet këtë vit në Rusi. 26-vjeçarja e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet krejtësisht e zhveshur, ndërsa është e ngjyrosur vetëm me ngjyrë përpara. Me këtë ngjyrosje të ngjashme me bikini të maskotës për Kampionatin e ardhshëm Botëror, ajo bën një sfilatë të vogël. Në këtë formë, bukuroshja ka paralajmëruar turneun që zhvillohet një vit para Kampionateve Botërore, të njohur si Kupa e Konfederatave. “Edhe 45 ditë para Kupës së Konfederatave në Rusia 2017’”, shkruan në përshkrimin e videos. Këtë verë, Kupa e Konfederatave do të fillojë më 17 qershor, ndërsa do të përfundojë më 2 korrik. Pjesë të kësaj gare janë fituesit e Evropianit, Botërorit, AFC Kupës së Azisë, Copa Americas, CONCACAF-it, Kupës së Kombeve OFC dhe Kupës së Kombeve të Afrikës. Rusia, Portugalia, Gjermania, Australia, Kili, Meksika, Zelanda e Re dhe Kameruni janë pjesë e garës këtë vit. Kjo nuk është hera e parë që ‘Miss Bum Bum 2015’ zhvishet nudo. Ajo e ka bërë shumë herë, sidomos duke e ngjyrosur trupin sikur fanella e Lionel Messit te Barcelona. Suzy njihet si një tifoze e madhe e Barcelonës, e sidomos e Messit.