Tjetër sherr mes kunatave më të përfolura të showbiz-it?
Dikur shoqet e ngushta mund t’i shikoje në çdo koncert e çdo event artistik. Madje fotot e hershme të Tunës dhe Norës në momentet e tyre më të lumtura, nën shoqërinë e njëra-tjetrës, mund t’i gjesh lehtësisht sapo u kërkon emrin në Google. Por vite më pas, miqësia nuk e pat të gjatë dhe as Nora e as Tuna nuk u prononcuan asnjëherë për “sherrin” për të cilin u shkrua aq shumë në media e portale.
Jeta i vë sërish bashkë, por këtë herë jo për shkak të tyre. Fati e deshi që dy ish shoqet e ngushta të kishin për partnerë dy vëllezër. Të kaluarën e lanë pas, të paktën për sytë e botës. Nora dhe Tuna u shfaqën sërish në një foto, pas shumë viteve, në festën e Valdrin Sahitit në Tiranë. Ishte koha kur Tuna kishte nisur lidhjen me Patrisin, vëllain e Robert Berishës dhe Nora, këtë herë, duhet ta respektonte kunatën, si nusja e madhe.
Duket se gjërat u rregulluan, por as Nora e as Tuna nuk u panë më bashkë, aq të dyja, as të katërt me dy vëllezërit. Ndonëse secili më vete janë të tërhequr për të treguar në rrjetet sociale pjesë nga jeta private, megjithatë diçka mes kunatave ka ndodhur dhe për këtë ka një shenjë që e tregon.
Tuna dhe Nora Istrefi nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram. Nuk dihet cila është arsyeja që asnjëra nuk ka interes se ç’bën tjetra, por me siguri, thyerja e viteve dhe distanca që kanë mbajtur për një kohë të gjatë, vështirë të kalojë. Qoftë kjo edhe nga krushqia…/CLASS