Tjetër zarf mbërrin në shtëpi, ja vendimi i Vëllait të Madh për banorët
Në shtunën banorët e ”Big Brother Albania Vip 2”, u ndanë në çifte sipas goglave që përzgjodhën. Loja nga Vëllai i Madh, ishte që nëse banorët do ta çonin deri në fund këtë sfidë, çmimit të madh do ti shtohej 20 mijë euro.
Moderatorja Arbana Osmani u komunikoi banorëve se çmimi prej 100 mijë euro kishte rënë në 48 mijë euro. Vëllai i Madh ka parë se banorët janë përkushtuar shumë për këtë provë dhe ka vendosur që t’i lërë të lirë që sot, edhe pse vendimi i parë ishte që loja mbaron nesër.
Në shtëpi ka hyrë një zarf i bardhë, ku thuhet se ata ia arritën qëllimit që të shtonin 20 mijë euroshin. “Banorë, Vëllai i Madh vlerëson impenjimin tuaj për provën siameze dhe vështirësinë e kësaj prove. Dhe për këtë arsye konsideron të realizuar me sukses që sot. Nga ky moment mund t’i hiqni bluzat. Urime, sapo i shtuat 20 mijë euro çmimit të madh”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Ky format vijon që të mbajë të mbërthyer një popull dhe është kthyer në fenomen, falë edhe këngëtarit Luiz Ejlli i cili ka thyer çdo rekord.