Tolgahan dhe Almeda zbulojnë se kur do të bëhen prindër

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me aktorin turk, Tolgahan Saysman, në shkurt të 2017. Çifti duket gjithmonë e më i dashuruar, por sigurisht kurioziteti se kur do ta kenë fëmijën e parë është i madh.

“Mendojmë se do të presim edhe një ose ndoshta dy vjet. Megjithatë, e gjithë familja është në pritje të lajmit të madh sa më shpejt. Gjithmonë kam ëndërruar të kem 3 fëmijë.” – ka thënë aktori 36 vjeçar për mediat.

SHKARKO APP