Tom Cruise 60-vjeç, aktori hidhet me motor nga 150 metra lartësi (VIDEO)

Tom Cruise ka treguar edhe një herë tjetër se nuk ka misione të pamundura për të. Aktori 58-vjeçar është hedhur nga 150 metra lartësi me një motor, gjatë xhirimeve të filmit të radhës së sagës “Mission Impossible”.

Ky do të jetë filmi i shtatë me protagonist Tom Cruise, i cili, sipas “Mail on Sunday”, u ka thënë miqve të tij se në moshën 60-vjeçare nuk do të bëjë më nga këto akrobacira nëpër sheshxhirime.

Mendohet se Tom Cruise do të xhirojë edhe një film tjetër pas këtij, që do të jetë i teti dhe i fundit i sagës së suksesshme “Mission Impossible”. Këta filma që kanë nisur në vitin 1996 kanë grumbulluar deri më sot rreth 2,7 miliardë dollarë në të gjithë botën.

SHKARKO APP