Tom Cruise flet rrallë për vajzën
Tom Cruise u nda nga Katie Holmes në 2012, por gjithmonë janë në diskutim për vajzën e tyre, Suri. 53-vjeçari ka folur për Sydney Morning mbi të ardhmen e vajzës së tij 11-vjeçare. I pyetur nëse ajo mund të tundohet për t’u bërë aktore si prindërit, ai ka thënë: “Nuk i dihet, nuk i dihet kurrë”, duke shtuar se ai është ‘infektuar’ nga aktrimi që në moshë të re. “Për mua, më pëlqen të bëj filma. Këtë kam bërë gjithë jetën time… është ajo që bëj”, ka thënë ai. Raportimet e fundit të showbiz thonë se babai i tre fëmijëve, së fundmi ka kaluar mjaft kohë me vajzën e tij. Sipas UsWeekly, për ditëlindjen e tij vitin e kaluar Suri ka fluturuar drejt Anglisë për të kaluar 5 ditë së bashku.