Tom Hanks dhe gruaja e tij ndihen më mirë pas trajtimit për coronavirus
Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson po ndjehen më mirë pas trajtimit të tyre në spital për coronavirus (COVID-19).
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hanks ka njoftuar se pas simptomave, gjendja e tyre aktuale është kthyer në normalitet, shkruan CNN.
“Dy javë pas simptomave tona të para, tani ndihemi më mirë. Izolimi në vend funksionon si kjo: Ju nuk e infektoni askënd – ju nuk e merrni nga askush… Do të zgjasë pak, por nëse kujdesemi për njëri-tjetrin, ndihmojmë atje ku mundemi dhe heqim dorë nga disa komoditete … edhe kjo do të kalojë”, ka shkruar mes tjerash aktori.
— Tom Hanks (@tomhanks) March 23, 2020
Një përfaqësuesi i Hanks ka thënë për CNN, se ata vazhdojnë të jenë të izoluar në Australi pasi u liruan nga spitali javën e kaluar.
Hanks dhe Wilson kishin shkuar në këtë kontinent për të realizuar një film në lidhje me këngëtarin Elvis Presley. Aktori do të luante rolin e menaxherit të Presleyt, por xhirimet kanë ndaluar për shkak të gjendjes aktuale.