Top listat e këngëve shqiptare në vitin 1998

Koha moderne e internetit ka bërë që në kohë reale të kalkulohet gjithçka. Me evoluimin e internetit ka ndryshuar edhe muzika, dhe tani çdo këngë apo album muzikor, numëron të dhënat në kohë reale se sa herë është dëgjuar.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ekzistuar në vitet 90, dhe atëherë televizionet dhe festivalet ishin dritarja e vetme e artistit për të shprehur talentin e tij. Top-lista të ngjashme gjenden sot edhe në Kosovë dhe Shqipëri, disa në televizione e disa në portale elektronike të ndryshme.

Në një imazh të shfletuar nga arkivat, Telegrafi sjell disa nga top-listat e një prej gazetave shqiptare të publikuara në vitin 1998. Në atë kohë, këngët më të suksesshme të momentit në festivalin e Këngës në RTSH, zinin më shumë vende në top-listë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?