Tori Spelling me probleme psikologjike, familja telefonon policinë

Ylli i serisë “Beverly Hills”, aktorja Tori Spelling duket se ka probleme psikologjike, e cila kulmoi këtë herë aq shumë saqë është dashur të ndërhyjë policia. Mediat botërore raportojnë se nga shtëpia e aktores amerikane janë dëgjuar ulërima, të cilat përfunduan pas ndërhyrjes urgjente të policies. Shërbimi policor ndërhyri pas thirrjes telefonike, vizitoi shtëpinë e aktores në Los Angeles për shkak se një person i paidentifikuar pohoi se aktorja ishte tmerrësisht agresive dhe dukej e rrezikshme. Pas hetimeve, burri i saj, Dean McDermott në oborrin e shtëpisë ka patur një bisedë të hapur me punonjësit e policisë, ku ju ka treguar shpatullën e lënduar, gjë që tregon se ka ndodhur një dramë e vërtetë në familje. Revista “Pepole” shkruan se vetëm një ditë më parë, Tori ftoi policinë me pretendimin se dikush po thyen në shtëpinë e saj. Dhe më pas sërish thirrin policinë, duke u thënë se nuk ishte e vërtetë, pasi bashkëshorti ka arritur në shtëpi dhe se nuk bëhej fjalët për ndonjë person të panjohur. Aktorja 44-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, ka kohë që ka probleme nervore, e cila herë pas here i kalon kufijtë. Problemet më të mëdha në martesë, por edhe me shëndet, filluan në vitin 2013, kur mësoi për tradhtitë e burrit gjatë vitit 2013, ku nga ajo kohë është shtruar disa herë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?