”Tradhëton” Berishën? Luiz Ejlli: Jemi bërë si Edi Rama, s’na mund kush në zgjedhje
Këngëtari Luiz Ejlli është fenomeni i këtij edicioni të ”Big Brother Albania Vip 2”. Fama e tij ka kapërcyer Shqipërinë dhe është kthyer në personazh popullor kudo që ka shqiptarë.
Në shtëpi ai ka imituar dhe ka përshëndetur Sali Berishën, por këtë herë, në një bisedë me Kiarën ai ka krahasuar veten me kryeministrin Edi Rama. Për të, ai dhe Rama nuk sfidohen në zgjedhje.
Luiz Ejlli: A ikim e lajmë krejt këtë punë?- thotë me humor Luizi
Kiara Tito: Pse?
Luiz Ejlli: E treguam veten. Jemi bërë si Edi Rama, s’na mund kush në zgjedhje.
Kiara Tito: Rri me këmbë në tokë!