Tragjike, vëllai i Gjestit humb jetën në aksident

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bllagajë të Pejës, ku si pasojë e një aksidenti fatal, vëllai i reperit të njohur Gjesti (fitues i BBVA4), ka humbur jetën. Viktima është Eldion Kelmendi. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh.

Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër me inicialet K.B është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti.

“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi. ”Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në një aksident trafiku, të të riut Eldion Kelmendi. Në këto çaste të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi, të afërmve dhe miqve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për të”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?