Transformimi drastik, modelja pastron lëkurën me produkte të thjeshta

Një modele ka treguar transformimin e magjishëm të fytyrës së mbuluar me akne me një regjim me produkte të thjeshta. Brianna Lopez ka treguar eksperiencën e saj me anë të një postimi në Instagram që ka arritur mbi 10 mijë pëlqime. Ajo tregoi se ka patur fat me aknet, pasi vuri re ndryshim drastik në vetëm një javë dhe fytyra e saj u pastrua tërësisht për dy muaj. “Unë doja të bëja një postim rreth lëkurës pasi kam vuajtur me timen shumë. Nuk mund të mos e pranoj këtë gjë, sidomos në fushën ku po mundohem të futem është shumë e vështirë. Në të majtë është lëkura ime në gjendje shumë të keqe kurse në të djathtë është e përmirësuar”, shkruajti ajo. Më pas Brianna tregoi se për të pastruar lëkurën, përdori vaj jojoba, të cilin e hiqte në fund me një letër të nxehtë. Pas kësaj përdorte një maskë me mjaltë, të përzier me shafran indie dhe kanellë. Në fund përdorte kemëra dhe një serum karrote për ta qetësuar. Natën, Brianna përdorte produktin ‘Shea Butter’ për aknet ndërsa kremin kundër diellit e përdor çdo ditë.

 

SHKARKO APP