Transformimi i Xhesika Polos! Këngëtarja zbulon si vendosi të heqë dhjamin e tepërt

Xhesika Polo vendosi të bëjë një ndryshim në paraqitjen e saj duke reduktuar depozitimin e dhjamit të tepërt në zonën abdominale.

Ajo pranoi se u frymëzua nga këngëtarja Ronela Hajati për të publikuar për herë të parë një fotografi me bikini gjatë disa ditëve pushimi në plazh. E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja shqiptare shpjegoi se e mori këtë vendim pasi donte të ndihej më konfidente në paraqitje, ndonëse mbipesha nuk ka qenë pengesë për karrierën muzikore.

“Unë kisha kohë që mendoja të realizoja këtë ndërhyrje, por më mungonte iniciativa për ta bërë. Është pak e frikshme kur mendon që do hysh në një procedurë që do të ndryshojë komplet trupin dhe stilin e jetesës. Ndërhyrja ishte minimale, konstaton në futjen e disa shiringave, nuk jam prerë në lëkurë për të hequr pjesën e tepërt dhjamore. Unë 4 ditë pas ndërhyrjes kam dalë në koncert, edhe pse mu desh të mbaja 4 javë një koncert dhe javët e plazhit i sakrifikova për një rezultat sa më të mirë. I kam ruajtur format e mia sepse nuk kam dashur të humb veten, sepse ato më identifikojnë. Tek krahët nuk kam ndërhyrë akoma, do ta bëj me ecje këtë pjesë. Unë nuk e kam patur kompleks mbipeshën, nuk më ka ndikuar në karrierë, por unë e mora këtë vendim sepse e ndjeja që kishte ardhur koha për një ndryshim dhe për stilin e jetesës. E mendova si një motiv për ta mbajtur këtë fizik. Kam filluar palestrën dhe kam hequr dorë nga këto kënaqësitë “mëkatare” dhe tashmë ndihem edhe më kofidente kur dal në skenë”, u shpreh këngëtarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është ndërhyrja e dytë e Xhesikës pasi para pak kohësh bëri një zvogëlim të mjekrës, gjë që e bëri publike pa u shqetësuar aspak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?