Trashëgimtarja e “Top Shop” në pritje të fëmijës së një krimineli
Trashëgimtarja e “Topshop”, Chloe Green dhe Jeremy Meeks janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Burime të ndryshme kanë konfirmuar lajmin e lumtur për çiftin, vetëm disa ditë pasi u raportua se 27-vjeçarja dëshironte të krijonte një familje me kriminelin më të bukur në botë.
Milionerja dhe 34-vjeçari u lidhën verën e kaluar. Ata u fotografuan në një jaht në Bodrum, Turqi, megjithëse Jeremy ishte akoma i martuar me ish-bashkëshorten Melissa Meeks. Jeremy një ish kriminel tashmë është një model i suksesshëm në industrinë e modelingut në SHBA. Në vitin 2014 ai është arrestuar pasi ishte pjesë e një grupi kriminelësh.
Prej kohësh ai qëndroi në burg për shkak të përfshirjes në një sulm me armë të ftohta. Çifti duket se ka marrë bekimin e babait të Chloe-së, Filipit dhe mamasë Tina.
KOHA JONË SONDAZH

