Travis Scott thyen heshtjen pas akuzave për tradhti
Ditë të vështira këto për Travis Scott dhe Kylie Jenner. Pas zërave se reperi kishte një lidhje tjetër prej vitesh, ai iu drejtua rrjeteve sociale për të thyer heshtjen.
“Është me të vërtetë prekëse të shohësh gjëra të pavërteta për veten. Edhe njëherë, këto historitë e tradhtisë janë thjesht të pavërteta. Vetëm të përqëndruarit te jeta, muzika dhe familja është i vërtetë,” shkroi ai në Instagram.
Përsa i përket tradhtisë, pati zëra se Travis ishte në një lidhje me Yung Sweetro që nga vitit 2011, lidhje për të cilën Kylie dukej se ishte në dijeni.
Tre ditë më parë, u tha se Kylie Jenner dhe Travis i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa më pas u raportua se ndarja nuk është përfundimtare (ose e vërtetë). Kylie u pa në shoqërinë e dy ish të dashurve të saj, Tyga dhe Jaden Smith. Ajo reagoi duke theksuar se gjërat nuk janë ashtu siç duken; ata janë thjesht miq. Yung Sweetro mohoi të ishte e dashura e reperit.