Tre herë me të njëjtin fustan, aktorja rrëfen arsyen dhe salla e duartrokiti (FOTO)

Eventet e përmasave ndërkombëtare kanë një tabu që të gjithë e zbatojnë: Nuk mund të vishesh dy herë njësoj.

Mirëpo njëra nga aktoret ka vendosë ta thyejë këtë rregull, dhe është ka veshur jo dy herë, por plot tre herë të njëjtin fustan.

Tiffany Haddish e cila mori vëmendjen e të gjithëve me fustanin eritrean teksa kaloi në tapetin e kuq, por kur u ngjit në skenë për të prezantuar një çmim, vendosi të ndërrohej.

Tiffany u shfaq para gjithë të ftuarve dhe botës me një fustan të bardhë nga Alexander McQueen dhe një palë shapka Uggs. Fustanin e bardhë në fjalë e kemi parë dhe dy herë të tjera.

Është i njëjti fustan që aktorja veshi për premierën e lmit të saj, Girl’s Trip, në korrik.

Dhe është i njëjti fustan që veshi kur ishte e ftuar nderi në Saturday Night Live në nëntor.

“E vesha në tapet të kuq për Girl’s Trip dhe gjithë ekipi më tha ‘Tiffany, nuk mund ta veshësh atë fustan prapë për Saturday Night Live. E ke veshur njëherë. Është tabu ta veshësh dy herë’. Dhe unë u thashë ‘S’dua t’ia di fare për tabutë. Kam harxhuar shumë lekë për këtë fustan. Ky fustan është më i shtrenjtë se hipoteka ime. Është Alexander McQueen okay?

Është një fustan 4000 dollarësh. Kam ndërmend ta vesh disa herë! Sinqerisht,”- tha ajo për NBC.

Vendimi u prit mirë. Fansat e aktores dhe jo vetëm, shprehën mbështetje për veprimin dhe e duartrokitën.

xdrt5yw.jpg

xth5_w4.jpg

uig_078.PNG

SHKARKO APP