Tre politikanët që Salianjit nuk i “hahet muhabeti”
Në Parlament është mjaft energjik përballë kundërshtarëve të vet politikë dhe në “Shiko kush LUAN”, u pyet për tre politikanët që nuk i “hahet” muhabeti në sallë.
E kësaj pyetjeje, deputeti i PD-së, Ervin Salianji nuk iu mendua gjatë. “Erion Braçe, Edi Rama dhe Niko Peleshi”, ishte përgjigja e tij.
Një tjetër pyetje ishte ajo për të renditur tri arsye për të cilat mund të bënte debat me partneren, por që Salianji nuk iu përgjigj.
“Jo se nuk ka arsye, por mund të ketë pafundësisht arsye. Kjo është arsyeja pse nuk e kapa”, tha ai.