Tre yje seksi

Bukuroshja e famshme Scarlett Johansson ka arritur famën botërore me role të shumta në film të njohur, ndërsa gjatësia e saj nuk i kalon 160 centimetra. Ajo ka arritur t’ia rrëmbej koleges së saj Charlize Theron edhe punën me kompaninë “Dior”, e vlefshme 5 milionë dollarë. Këngëtaren e zjarrtë Shakira, gjatësia e trupit nuk e ka penguar që të realizoj ëndrrën e saj. Ajo 157 centimetrat e saj me krenari i tregon edhe pse shpesh i fsheh me take të larta.

“Shtëpiakja e famshme”, Eva Longoria me shtatin e saj ka pushtuar shumë zemra të femrave dhe meshkujve. Pranë talentit të saj në aktrim, askush nuk e ka vërejtur se ajo është e gjatë vetëm 157 cm. Salma Hayek shpesh është quajtur ylli më atraktiv i botës së filmit. 157 centimetrat e saj nuk e kanë penguar që të rrezatoj me vetëbesim dhe pamje seksi.

Këngëtarja australiane Kylie Minogue gjithashtu është njëra prej figurave të famshme e cila bën pjesë në kategorinë e bukurosheve nën 160 cm të gjata, por ajo vërtetë shkëlqen me një trup tejet seksi, me të cilin magjeps të gjithë. Kim Kardashian përfundimisht nuk ka probleme me vetëbesimin për shkak të shtatgjatësisë së saj.

Kim-i e famshme është vetëm 159 cm e gjatë, por me pamjen e saj seksi, ajo “kompenson” centimetrat që i mungojnë. Dihet se ajo e pëlqen jetën luksoze, por edhe i burri i saj Kanye West nuk është aspak prapa në këtë drejtim

SHKARKO APP