Tregon si u njoh me partnerin, Rozana Radi bën një gafë të madhe
Këngëtarja Rozana Radi ishte ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” të Alketa Vejsiut.
E pyetur nga fëmijët se si ka njohur partnerin, Radi nisi të rrëfente historinë e saj.
Ajo ka pesë vite që është lidhur me partnerin e saj.
“Një natë në lokal. Atij i kishte humbur çelësi. Kërkonte poshtë këmbëve të mia. I thashë çfarë kërkon këtu, kë çelës se një çelës e ka gjetur Xhensila”, ka treguar Rozana.
Por, siç duket askush nuk e kapi gafën që Rozana bëri pasi kënga “Çelësi i zemrës” nga Xhensila ka disa muaj që është publikuar, ndërsa Rozana dhe Shpëtimi janë njohur 5 vite më parë.
KOHA JONË SONDAZH

