Trendi më i ri i modës
Një tendencë e re shumë e çuditshme po përhapet në pube.
Gratë kanë krijuar një stil të ri dhe shkojnë në pube të veshur vetëm me një shirit të zi, i cili mbulon zonat intime të trupit të tyre.
Trendi i ri i modës është dizenjuar nga Joel Alvarez, nga Miami, i cili nisi projektin artistik të quajtur “ Black Tape Project”.
“Black Tape Project” ka më shumë se 200.000 ndjekës së Instagram dhe gratë po e ndjekin shumë këtë modë.
Në fakt, ajo është bërë kaq popullore saqë Joeli dhe modelet e tij që mbajnë veshur shiritat kanë udhëtuar në Las Vegas, Nju Jork, Karaibe dhe Evropë.