Trishtohen fansat e Elif-it: Aktorja turke jep lajmin e keq

Tuba Buyukustun, e njohur në Shqipëri për rolin e Elifit në serialin turk “Diamante dhe dashuri” është përfolur së shumti kohët e fundit për jetën e saj private dhe për lidhjen me biznesmenin Umur Evirgen.

Por teksa të gjithë ishin në pritje të një martese mes tyre e madje përflitej se ishte caktuar edhe data e martesës, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Në një prononcim për mediat, Buyukustun madje ka mohuar edhe lajmin e një shtatzënie të mundshme, që gjithashtu ishte përfolur së fundmi. “Jemi të lumtur kështu, nuk ka as fëmijë as martesë.” Kujtojme se Tuba ka dy vajza nga një martesë e mëparshme.

Image

SHKARKO APP