Trondit gazetarja e njohur: Adelën e vranë jo killerat, por…

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani ka sjellë reagime të shumta. Mesazhe prekëse, ndjesa e keqardhje për jetën e re të lënë përgjysmë.

Të shumta kanë qenë reagimet nga bota e medias, atë që Adela e deshi shumë dhe që punoi deri ditën e fundit të jetës. Një prej tyre, gazetarja Pranvera Vatoci, ka bërë një postim prekës. Ajo e nis mesazhin me një pohim, se Adelën e vranë, e vrau kurajo e vet.

“O njerëz mbani frymën! (Impresion i dhimbshëm) E vranë Adelajden!? Po-po e vranë!! Jo killer dhe as grabitës. E vrau kurajo e vet.
E vrau pështjellimi që ajo iu bëri publikisht tabuve. Tabutë dhe komplekset janë si grerëzat. Të vërsulen për vdekje po ti ngasësh , por vdekja prapëseprapë është natyrale e njerëzore. Diçka që herët a vonë zbarkon në jetën e njeriut. Me vrazhdësinë vrastare pa pyetur për moshën dhe kontekstin.
E veçanta po njerëzore dhe tokësore është diçka që viktima lë pas! Dhe Adelajda ndonëse iu dorëzua të natyrshmes vdekje, la pas të veçantën! Një të veçantë të thjeshtë sa vetë thjeshtësia dhe të përmallshme sa vetë nostalgjia: Dashuri për jetën e lirë, liri për mendimin dhe veprimin njerëzor.
Adelajda iu dorëzua padrejtësisht vdekjes por në pak kohë-jetë dhuroi te ne mesazhe të mëdha. Mesazhet e saj e dërgojnë në planete qiellore prej nga kjo krijesë e brishtë njerëzore vijon të na shërbejë me mesazhe hyjnore. Lamtumirë e dashur! Ti ishe një Adelajdë e mirë që na inkurajove në kohën e terrorit paternalist të guxojmë!”, shkruan ajo.

/BW

SHKARKO APP