Tronditet familja mbretërore, Mbreti Charles dëbon Princin: Nuk është më i mirëpritur

Në prag të kurorëzimit të Mbretit të ri, tronditet Pallati Mbretëror në Angli me vendimn e Charles III kundër vëllait të tij.

Princi Andrew nuk është më i mirëpritur në Pallatin Buckingham. Që do të thotë se ai nuk do të mund të përdorë më dhomat luksoze të Pallatit që më parë ishin shtëpia dhe zyra e tij.

Mbreti Charles III ia hoqi këtë akses vëllait të tij më të vogël Andrew në selinë e kurorës britanike, pasi Duka i Jorkut dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore në 2019.

Ai u përfol për lidhjen e tij të diskutueshme me miliarderin e akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në gusht 2019.

SHKARKO APP