Trump arrin marrëveshje jashtëgjyqësore me revistën sllovene

Placeholder Image

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump ka arritur marrëveshje me revistën sllovene, të cilën e kishte akuzuar për shkak të një shkrimi lidhur me të kaluarën e saj. Marrëveshja u arrit, pasi revista kërkoi falje, konfirmoi avokati i saj nga Lubjana. Natasha Pirc Musar, e cila në Slloveni përfaqëson të drejtën e interesit të Melania Trump, tha se SHBA dhe shtëpia “Delo” si publikues kanë arritur një zgjidhje jashtëgjyqësore në lidhje me shkrimin e rremë të botuar në revistën “Suzi”. Revista sllovene “Suzi” ka kërkuar falje nga zonja e parë amerikane Melania Trump, e lindur në Slloveni, për shkak të artikullit që ka shkruante se bashkëshortja aktuale e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përveç marrjes me modeling, ka punuar edhe në shërbimin e “eskortës elitare”. Revista pati publikuar tekstin në gusht të vitit 2016 dhe redaksia njoftoi se artikulli është “kuptuar sikur Melania ishte eskortë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?