Trump Jr fton të dashurën e re në Shtëpinë e Bardhë, vizita e parë zyrtare në Pavarësinë e Amerikës
Donald Trump Jr. ka ftuar të dashurën e tij të re Kimberley Guilfoyle, në vizitën e saj të parë zyrtare në Shtëpinë e Bardhe, në eventin e 4 korrik, dita e Pavarësisë së Amerikës.
Don dhe Kimberly janë shfaqur së bashku që prej marsit, kohë në të cilën Trump Jr dhe bashkëshortja e tij Vanessa, 40 vjeç, njoftuan ndarjen e tyre. Ata kanë bërë një sërë daljesh në publik së bashku, përfshirë Montana Republican Party muajin e kaluar dhe një sërë fotosh së bashku në rrjetet sociale.
Por e mërkura ishte hera e parë që Kimberley është ftuar nga Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ka bërë një foto jashtë 1600 Pennsylvania Avenue, teksa qesh me Don Jr, i cili i ka hedhur asaj dorën në bel. /BW













KOHA JONË SONDAZH

