Trump reagon për herë të parë mbi historinë e dashurisë me modelen seksi
Një regjistrim i bisedës, ku presidenti Donald Trump dhe avokati i tij diskutojnë për pagesën ndaj një modeleje është bërë publike nga CNN. Trump dhe Michael Cohen diskutojnë që të blejnë heshtjen e ish-modeles së Playboy, Karen McDougal, me të cilën dyshohet se presidenti përjetoi një romancë. Regjistrimi u bë në shtator të vitit 2016, gati dy muaj para zgjedhjeve.
Ndërsa romanca ka ndodhur në vitin 2006. Avokati që ka tani presidenti, Rudy Giuliani thotë që nuk janë paguar para dhe regjistrimi nuk tregon të dhëna që përbëjnë një krim. Audio, e siguruar nga CNN ishte një prej gjërave që u konfiskuan nga policia gjatë bastitsjes në shtëpinë e avokatit Cohen në Nju Jork.
Presidenti ka reaguar për këtë cështje nëpërmjet një postimi në Twitter: “Çfarë avokati është ai që regjistron klientin e tij? Është kaq zhgënjyese. A është ky rasti i parë sepse nuk kam dëgjuar të tjera? Pse regjistrimi u ndërpre papritur kur unë po thoja gjëra pozitive? Kam dëgjuar se shumë klientë dhe gazetarë janë regjistruar. Si mund të veprohet në këtë mënyrë? Shumë keq.”
Ky nuk është rasti i parë i Trump që përjeton një romancë me një person të njohur dhe mundohet ta detyrojë të heshtë nëpërmjet parave pasi pornostarja Stormy Daniels zbuloi historinë e saj të ngjashme me presidentin.
KOHA JONË SONDAZH

