U deklarua kundër vaksinës anti-Covid, Nicki Minaj thirret nga Shtëpia e Bardhë

Reperja Nicki Minaj thotë se është ftuar nga Shtëpina e Bardhë pasi publikoi një mori dezinformatash në Twitter në fillim të kësaj jave në lidhje me efektet anësore të vaksinës anti-COVID.

Shtëpia e Bardhë më ka ftuar dhe mendoj se është një hap në drejtimin e duhur”, shkroi Minaj, 38 vjeçe, në Twitter të mërkurën pas një sasi të madhe polemikash të shkaktuara në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Revistës People se administrata kontaktoi me Minajn për të ofruar edukim për shëndetin publik përmes telefonit dhe jo një vizitë personale, shkruan DailyMail.

“Ashtu siç kemi bërë me të tjerët, ne ofruam një telefonatë për Nicki Minaj dhe një nga mjekët tanë për t’iu përgjigjur pyetjeve që ajo ka në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Ftesa për telefonatë vjen disa orë pasi Minaj gjoja u vendos në ‘burgun e Twitter’-it pasi shkeli rregullat e gjigantit të teknologjisë për ndarjen e dezinformatave në lidhje me vaksinën kundër COVID-19.

“Unë jam në burgun e Twitter-it. Ata nuk e pëlqyen atë që po thosha atje në atë bllok”, shkroi reperja e hitit “Turn me On” në Instagram të mërkurën.

Që nga ora 22:00 e mërkurë, llogaria e reperes duket të jetë aktive, por ajo nuk ka postuar në Twitter për më shumë se tri orë.

Twitter tha se postimet e Nicki Minaj nuk ishin në kundërshtim me politikën e platformës, por nuk komentoi nëse llogaria e saj ishte “ngrirë”.

Vërshimi i statuseve të reperes në Twitter në lidhje me vaksinat filluan me një postim në lidhje me Met Gala 2021 që u mbajt në Nju Jork të hënën, të cilin ajo nuk e mori pjesë për shkak të një kërkese e cila deklaroi se të gjithë pjesëmarrësit duhet të vaksinoheshin.

SHKARKO APP