U dënua përjetësisht se u kap me drogë! Kim Kardashian kërkon lirimin e gjyshes 62-vjeçare

Kim Kardashian West dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner do të bashkohen për të liruar nga burgu një gjyshe 62-vjecare që është akuzuar për posedim të drogës.

Alice Marie Johnos u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1996 pasi për herë të parë u kap me drogë, që konsiderohet shkelje jo e dhunshme. Punoi shumë vite në marketing, por pasi u pushua nga puna, kishte vështirësi financiare dhe iu bashkua një grupi për shitjen e drogës.

Kërkesa për faljen e saj u mohua kur ishte në krye të pushtetit Barack Obama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Kardashian tha se shpreson të bindë presidentin Donald Trump për të miratuar faljen e Johnson. Sipas faqes zyrtare Mic, cështja po shqyrtohet nga avokatët e Shtëpisë së Bardhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do ishte mirë që ajo të dilte para Ditës së Nënës. Jam mirënjohëse ndaj Zotit pasi bëri që Kim të na mbështeste”, tha vajza e Johnson, Catina Scales për BBC.

Historia e Johnson ra në sytë e yllit të reality shoë pasi pa një video të shkurtër për rastin. Kardashian nuk hezitoi që ta shpërndante në Tëitter dhe u bë virale duke arritur në 3.84 milionë klikime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?