U divorcua nga themeluesi i Amazon, bëhet gruaja më e pasur në botë
Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott është bërë gruaja më e pasur në botë pasi aksionet e Amazon pësuan rritje gjatë situatës të pandemisë së koronavirusit.
Scott, zotëron 4 përqind të aksioneve në gjigantin e tregëtisë elektronike. Ajo vitin e fundit ka shtuar 30.3 miliardë dollatë të tjera në bilancin e saj, duke e çuar pasurinë e saj në 67.4 miliardë dollarë marramendës bën të ditur Indeksi i Miliarderëve Bloomberg.
Kjo rritje ka ardhur pas situatës të pandemisë, pasi qëndrimi në shtëpi ka detyruar konsumatorët të bënin porosi në internet.
Aksionet janë rritur nga 2,000 në 3,500 dollarë që nga fillimi i vitit 2020.
Gjatë periudhës të pandemisë të pasurit janë bërë akoma dhe më të pasur, duke u rritur me 800 miliardë dollarë, ndërsa amerikanët e zakonshëm dhe miliona njerëz që kanë humbur punën e gjejnë veten duke luftuar për bukën e gojës
Rritja e pasurisë së Scott e ka bërë si gruan më të pasur në botë dhe një ndër 12 njerëzit të cilët kanë llogarinë bankare me shuma marramëndëse.
Si pjesë e ‘The Giving Pledge’ një angazhim midis disa prej më të pasurve të vendit për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre, Scott ka dhënë 1.7 miliardë dollarë për organizata jofitimprurëse.
Pozicioni i ri i saj në vendin e parë vjen pas zgjidhjes së saj të divorcit nga themeluesi i Amazon Bezos korrikun e kaluar.