U fol për ndarjen e tyre, këngëtari shqiptar publikon foton gati duke qarë

Pasi në rrjetet e tyre sociale kishin fshirë çdo foto bashkë, qarkulloi lajmi se çifti i fejuar vitin e shkuar është ndarë në heshtje.

Fjala është për Seldi Qalliun dhe Mimoza Shkodrën, të cilët sikur të mos mjaftonte që nuk kanë postuar asnjë foto nga pushimet e tyre, tashmë i kanë fshirë edhe ato që kishin bashkë.

A është kjo një shenjë e qartë ndarjeje? Këtë nuk mund ta themi me siguri pasi asnjëri prej tyre nuk është prononcuar rreth krisjes në marrëdhënien e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Seldi ka postuar një foto në “Instagram” që ndoshta thotë  më shumë se fjalët.
Këngëtari ka postuar foton i veshur me të zeza, me një vështrim të pikëlluar dhe gati në të qarë. Mos është ky një mesazh për Mimozën?!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?