U kapën “mat”, Jurgena e pranon: Ishim në të njëjtin vend me Luizin
Teksa Kiara Tito po merret me xhirimet e emisionit të saj të ri në Turqi, Luizi ndodhet në Tiranë. Fituesi i “BBV” ka marrë pak kohë për t’u kujdesur për pamjen e tij, duke shkuar për të rregulluar flokët tek një sallon i njohur në kryeqytet.
Por gjejeni çfarë!!!
Interesante në këtë mes është se edhe ish-e dashura e tij, Jurgena e aq shumë përmendur ka qenë në të njëjtin sallon dhe në të njëjtën kohë me Luizin.
Në lidhje me këtë ngjarje që shkaktoi reagime në rrjet, ka reaguar së fundmi vetë Jurgena në një prononcim për “Kryefjala”.
“Prania në të njëjtën parukeri me Luizin ka qenë rastësi, nuk jemi takuar”- është shprehur Jurgena, e cila duket se ka dashur të shmangë keqkuptimet.
Nëse edhe ju nesër qëlloni në të njëjtin vend dhe orë me ish-in është e gjitha rastësi.