U la jashtë TV Klan? Nevina Shtylla kapet mat në ambientet e një televizion tjetër

Ndërkohë që na ndajnë vetëm katër ditë nga nisja e sezonit të ri televiziv, “Tv Klan” tashmë ka publikuar promon e programeve. Në sy ka rënë mungesa e moderatoreve të njohura, Nevina Shtylla, Marina Vjollca dhe Arjola Shehu.

Ditë më parë, Arjola Shehu u pa në ambientet e televizionit “Top Channel”, ku përflitet se do të nisë një emision të ri. Këtë lajm moderatorja as nuk e mohoi e as nuk e pohoi, duke thënë se “Ndoshta është e vërtetë”.

Mirëpo duket se edhe Nevina Shtylla i ka hedhur sytë drejt këtij televizioni, pasi u la jashtë programacionit të “Klan”, shkruan Icon style.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime pranë “Express” konfirmojnë se moderatorja e “Jo vetëm modë” është parë pranë ambienteve të këtij televizioni, pasi po tenton të nënshkruajë një kontratë për të sjellë një projekt të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?