”U lirua nga Mbretëria”/Meghan nënshkruan kontratë me Disney

Pasi Harry dhe Meghan njoftuan se do të tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore dhe se do të punojnë për të qenë të pavarur financiarisht, të gjithë u bënë kureshtarë për hapin e radhës së çiftit.

Sot u zbulua se Meghan ka nënshkruar një kontratë me Disney për të dubluar një ose disa projekte të tyret. Por dukesha s’do të fitojë asgjë nga ky bashkëpunim. Gjithë fitimet do të shkojnë për Elephants Without Borders, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.

Kontrata e Meghan u përfol gjatë bisedave të tensionuara të familjes mbretërore mbajtur pak para Krishtlindjes. Çifti u akuzua nga anëtarë të tjerë se ka “nënshkruar kontrata me firma të tjera, përfshirë Disney.” Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë se Meghan apo Harry kanë rënë dakord për bashkëpunime komerciale nga të cilat përfitojnë ata vetë; ata nuk fusin asgjë në xhep nga punët e shumta me natyrë filantropike që bëjne.

Momentalisht, Duka dhe Dukesha e Sussex nuk fitojnë të ardhura nga punët që bëjnë, pasi u ndalohet me ligj; të paktën sipas strukturës së tanishme. Në faqen e tyre të re, Sussexroyal.com, çifti shkruan se “e vlerësojnë mundësinë e të fituarit të të ardhurave të tyre,” gjë që do ta bëjnë kur të jenë të pavarur financiarisht. “Kjo strukturë ka precedentë dhe aplikohet për anëtarë të tanishëm të familjes mbretërore që mbështesin monarkinë dhe kanë punë të jashtme me kohë të plotë”.

SHKARKO APP