“U martove dhe ti k**vë!”, Angela Martini demaskon fansen (FOTO)

Modelja  shqiptarë me famë ndërkombëtare Angela Martini ka qenë së fundmi në qendër të mediave për shkak të martesës së saj me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Së fundmi modelja po ndan me ndjekësit e saj në Instagram foto nga muaji i saj i mjaltit që po kalon në një vend tropikal.

Mirëpo një nga ndjekëset e modeles shqiptare duket se nuk e pëlqen atë duke i shkruar fjalë ofenduese teksa poston foto në instastory. “U martove k**vë aaa; A hype në helikopter a; Hajde k**vë hajde; Gjasme e lumtur k**va e keqe”, janë disa nga mesazhet e vajzës të cilat Angela I ka ndarë me ndjekësit me anë të një screeshot-i.

“Si mund të flasë një femër kështu? E shokuar”, shkruan modelja mbi foton e mesazheve ofenduese. Pas këtij veprimi Angela ka shkuar më tej duke ia bërë emrin publik vajzës dhe profilin me fotot e saj. “Më vjen keq për të, çfarë dështake”, shkruan Angela.

Ndjekësja është detyruar të fshijë fotot dhe të ndryshojë emrin ndërsa Angela e ironizon: “Ups çfarë i ndodhi profilit tënd? Herës tjetër mëso të flasësh mirë”. /Faxnews

SHKARKO APP