U martuan në Big Brother, por Nita dhe Bledi shpërthejnë ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale
Dramat post-Big Brother vazhdojnë. Nita Latifi dhe Bledi Mane kanë shpërthyer ndaj njëri-tjetrit. Në një intervistë për “Prive”, e pyetur se çfarë i kishte bërë përshtypje pasi doli nga shtëpia, këngëtarja foli për Bledin.
“Jam habitur pak prej Bledit dhe deklaratave të tij që i ka thënë kur ka dalë jashtë. Kanë qenë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favorin e tij”.
Në vijim, këngëtarja la të nënkuptuar se e kishte fjalën për deklaratat e Bledit ku bënte shaka se Nitën e kishte nuse. “E kishte marrë shumë seriozisht,” tha ajo.
Nga ana tjetër, Bledi Mane reagoi në Instagram. “Ditën e dytë, pasi hyra në ‘Big Brother’, hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit, banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja, ndaj e nxorra, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë, por si mosmirënjohëse amatore që është, e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun, e kanë futur përsëri në frigorifer…#LutuniPërNitën”.
Edhe Nita ka vijuar që të komentojë, dhe dramat vijojnë.
Latifi
View this post on Instagram