U mbajt sekret për muaj, fustani i Markle nga Givenchy

Meghan Markleka ka veshur një fustan nusërie të stiluar nga Claire Waight Keller. Pas muajsh spekulime dhe thashethemesh, Pallati Kensington bëri të ditur sot se stilistja është Claire për Givenchy, e para femër Drejtuese Artistike në historinë e firmës franceze të modës, dhe pas fustanit të mrekullueshëm.

Me një jakë ovale, dhe një stil të linjës A, nga një lule nga çdo vend i Commonwealth mishërohet në vellon e saj. Tiara e Meghan është e Queen Mary Filigree Bandeau që daton që nga 1932. Ajo ka një karficë të ndashme ne qendër.

Emri i stilistest u publikua teksa nusja e buzëqeshur po dilte nga makina kur arriti në Kishën e St. George në Windsor, bashkë me mamin e saj Doria Ragland.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që në nëntor kur ajo dhe Harry bën të ditur fejesën e tyre, ka qenë një numër stilistësh që mendohej të krijonin fustanin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?