U nda nga bashkëshorti, vendimi dramatik i këngëtares për ta larguar nga jeta

Këngëtarja e famshme Mel B ka marrë një vendim dramatik për ti dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies së saj me ish-bashkëshortin e saj Stephen Belafonte.

Ylli i Spice Girls iu është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale duke prerë brinjën e saj ku ishte shkruar emrin i Stephen.

Ajo kishte shkruar në trup fjalët: ‘Stephen, derisa vdekja të na ndajë, ti zotëron zemrën time’

42-vjeçarja ka hequr vetëm emrin e tij ndërsa pjesën tjetër të shkrimit ka vendosur që ta mbajë.

Duke folur për vendimin e saj, Mel B tha: “Doja që të hiqja tatuazhin për të mbyllur kapitullin e fundit të një lidhje të keqe. Edhe pse unë kam ndërmarrë një hap për të hequr emrin e Stefanit nga trupi im, dhuna që ka ushtruar do të mbetet përgjithmonë tek unë.”

Ndërhyrja ka bërë që asaj ti mbetej një shenjë e madhe në trup për shkak të qepjes.

Mel u martua me Stephenin në vitin 2007 dhe ndërsa paraqiti kërkesën për divorc në muajin mars të këtij viti. Këngëtarja ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje dhe janë në një betejë ligjore për të marrë kujdestarinë e vajzës së tyre 6-vjeçare Madison.

SHKARKO APP