U ngacmua seksualisht nga Harvey, Paltrow: Brad Pitt më mbrojti, e kërcënoi me vrasje
Gwyneth Paltrow ka publikuar më shumë detaje për përvojat e saj me Harvey Weinstein. Duke folur të mërkurën në programin radiofonik “Sirius XM të Howard Stern”, Paltrow përsëri akuzoi Weinstein se e kishte ngacmuar atë seksualisht në vitet 1990.
“Neve na ndodhi një incident në një dhomë hoteli”, tha aktorja, duke shtuar se ai i kishte kërkuar t’i bënte masazh. “Ishte e çuditshme. Unë isha vetëm në një dhomë me të. U trondita”!
Ylli i Hollywood, që u punësua nga manjati i filmave në moshën 22-vjeçare për të luajtur rolin kryesor Emma, i tha të dashurit të saj në atë kohë, Brad Pitt rreth incidentit.
“I thashë atij menjëherë dhe u trondita. Brad e kërcënoi Harvey, duke i thënë se, nëse më bënte sërish të ndjehesha keq do ta vriste. Ishte kaq fantastike. Ai përdori famën dhe fuqinë e tij për të më mbrojtur mua në një kohë kur unë nuk kisha famë, apo pushtet akoma”, shtoi aktorja.
Paltrow akuzoi fillimisht Weinstein për ngacmimin seksual në “New York Times”, ku tha se pas incidentit të dyshuar, ai e rrihte dhe i tha të mos fliste me askënd tjetër për këtë.
“Mendova se do të më vriste”, tha ajo. “Ai më ulërinte për një kohë të gjatë. Ishte brutale”.
Më shumë se 60 gra deri tani kanë akuzuar ish-manjatin e filmit për përdhunime dhe ngacmime seksuale. 66 vjeçari vazhdimisht ka mohuar të gjitha akuzat për seks jo konsensual.
KOHA JONË SONDAZH

