U përfol për lidhje me Capital T, Adrola Dushi reagon për herë të parë
Bukuroshja shqiptare, Adrola Dushi ka qenë mbrëmjen e kaluar në ‘Nin’ me Alaudin Hamitin, ku ka folur për herë të parë rreth lajmeve që kanë qarkulluar për jetën e saj private.
Dushi ka pohuar se ka pranuar të jetë pjesë e videoklipit të Capital T pasi ‘C’est La vie’ i ka pëlqyer shumë. E pyetur nëse është në një lidhje me këngëtarin, Adrola pohoi se janë vetëm shokë dhe është me fat që e ka në jetën e saj.
“Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe jam me fat që e kam në jetën time”, ka pohuar Adrola duke theksuar se janë vetëm miq të mirë.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Dushi prezantoi natën finale të ‘Miss Shqipëria dhe Kosova’ së bashku me Xhesika Berberin dhe Alaudin Hamitin në një mbrëmje që solli shumë emocione për konkurrentet dhe teleshikuesit.