U përfol për një lidhje me këngëtarin e njohur, vjen reagimi i parë i moderatores së re të Tv Klan
Emri i Kiara Titos ka zënë titujt kryesorë të mediave rozë dhe portaleve ditët e fundit. Më shumë sesa për programin e ri që ajo do të nisë së shpejti në Tv Klan, Kiara është përfolur për një lidhje të mundshme dashurie me këngëtarin Butrint Imeri.
Ish-moderatorja e Select, e pyetur nga InTv, tha se miqësia me të ka nisur në televizion, por mohon që mes tyre të ketë më shumë se kaq: “Me Butrintin kam një miqësi qe ka nisur në televizion. Nuk ka asgjë më shumë”,- ka thënë Kiara.
Por komentet dhe pëlqimet e këngëtarit në fotot virtuale të Kiarës kanë bërë që fansat të vazhdojnë të dyshojnë dhe më shumë të besojnë se moderatorja dhe këngëtari nuk duan ta zbulojnë për momentin raportin mes tyre.
Në foton e fundit që moderatorja e re e Tv Klan ka postuar në profilin e saj, nuk janë të pakta komentet që hedhin dyshime për raportin e saj, por edhe të tjera jodashamirëse. Kundër këtyre të fundit, Kiara ka reaguar pa specifikuar qartësisht se kujt po i drejtohet:
“Më vjen keq që njerëzit mbushen me urrejtje dhe krijojnë gjëra të paqena. Instinktet njerëzore do më conin t’u kthehesha atyre komenteve të mbushura me mllef, në të njëjtën menyre, por nuk e bëj dot një gjë të tillë! T’ju them të drejtën, këto fjalë më prekin, por jo për faktin se po me ofendojnë mua, por sepse shpesh këto veprime shtyjnë në hije pozitivitetin dhe vënë në pah negativitetin e shoqërise njerëzore. Asnjë koment apo prezencë negative nuk do mund të më ndryshojë dot mua dhe dashurinë që ndjej për atë cka më rrethon. Love you all!” – shkruan Kiara në Instagram duke i lënë me kaq diskutimet dhe komentet e ditëve të fundit.