U përfol për një romancë me Flori Mumajesin, moderatorja e njohur ka një përgjigje të lezetshme kur e pyesin për lidhjet

Ishte fillimi i vitit 2018, kur në mediat rozë po përflitej një romancë e re mes Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut.

Madje thashethemet shkuan deri aty sa të thuhej se arsyeja e largimit të Florit drejt Prishtinës ishte pikërisht moderatorja shqiptare.

Shkak u bë edhe urimi i veçantë që i bëri Flori moderatores në mes të koncertit, duke na vërtetuar edhe një herë se ata ishin më shumë se sa miq.

Nuk dihet se çfarë ndodhi më pas mes tyre, por Liberta dhe Flori nuk u përfolën më!

Ka qenë një ndjekës që e ka pyetur moderatoren në lidhje me statusin e saj aktual dhe ajo na ka lënë disi në dyshime.

Tregomë a je singel, a me naj kon”, i shkruan ndjekësi ndërkohë që ajo ia kthen:

“Edhe mua më pëlqen kënga e 2PO2 dhe Vig Poppa “A je single a me naj kon”.

Kur është fjala për jetën e saj private, moderatorja vijon të mbetet mjaft hermetike. Ajo e ruan me fanatizëm privatësinë dhe me sa duket kështu do të vijojë!

SHKARKO APP