U përmbys gjithçka në momentet e fundit, reagon pas dy ditësh Elhaida Dani

Që me publikimin e këngës së saj ‘’E ngrirë” Elhaida Dani u hipotekua si një nga pretendentet për të fituar çmimin e parë në ‘’Kënga Magjike”.

Mirëpo vetëm në minutat e fundit gjithçka u përmbys, teksa një nga kolegët vendosi që t’i jepte asaj 0 pikë, duke shpallur fituese Anxhela Peristerin.

Vetë Elhaida ka reaguar sot pas dy ditëve teksa ka falenderuar të gjithë ndjekësit e saj për mbështetjen që i kanë dhënë në këto ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të ngjitesha ne ate skene per mua ka qene nje pergjegjesi e madhe ! Ne fillim stafi dhe te afermit e mi ishin te gjithe kunder ksaj pjesmarrjeje ne KM. Me thonin qe po rrezikoja shume… Por une e dija qe kete kenge qe nje nate me kishte frymezuar te kompozoja doja ta kendoja ne nje skene te madhe Shqiptare ! Dhe nuk mund te jem me e lumtur se sa sot!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam marr nga ky festival me shume se sa cmime. Kam marr dashurine tuaj dhe sot ndihem akoma me afer jush qe me mbeshtesni prej vitesh ! Faleminderit @arditgjebrea per kete produksion te nje niveli shume te larte !

Faleminderit @aldonlipe qe personalizove performancen time deri ne detaje te akullta ! Faleminderit @darkodimitrov per orkestrimin dhe prodhimin e kesaj kenge! You are the best !! Por mbi të gjitha faleminderit familjes sime qe me mbeshtet ne cdo hap #nomatterëhat dhe stafit tim ne te cilin besoj prej vitesh ! FALEMINDERITTTTTT”, shkruan Elhaida.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?