U ribashkuan? Nora sqaron raportin me Robertin

Edhe pse jo shumë aktive në muzikë, jeta personale e këngëtares Nora Istrefi gjithmonë mbush portalet, edhe pse ajo flet rrallë. Nora Istrefi u largua me pushime bashkë me vajzën dhe me ish-bashkëshortin, po ashtu këngëtar Robert Berisha, dhe kjo pushtoi mediat rozë.

Nga ky pushim i përbashkët me vajzën, u mor shkas që të dalin fjalë se ata po rikuperojnë raportin dhe martesën e tyre, por Nora i tha të gjitha dhe ribashkim nuk ka. Për hir të vajzës, ajo thotë se do të kalojë kohë me Robertin.

“Nuk e di sa është e rrugës, të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin.

E kam thënë, do ta them, e do vazhdoj të mbroj kauzën që pas çdo ndarje, kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet).

Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babain e Renees përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshuar asgjë, përveç një miqësie korrekte: nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja më shumë të jetë informues”, shkroi Nora.

SHKARKO APP