U shpall Presidente e Kosovës, Rita Ora bën urimin e veçantë për Vjosa Osmanin (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka uruar Presidenten më të re të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në një postim në “Instagram”, Rita, ka publikuar një foto të Osmanit dhe shkruan: “Urime Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës”.

Këngëtarja dhe Presidentja, ruajnë raporte të mira së bashku, pasi shpesh, urojnë njëra-tjetrën për sukseset që korrin në rrugët e ndryshme në jetë.
Sakaq, kujtojmë se Vjosa Osmani u shpall Presidente ditën e djeshme, në raundin final të zgjedhjeve në Kuvend.

Në votim morën pjesë gjithsej 82 deputetë, ndërsa Osmani siguroi 71 prej tyre, ndërsa 11 u shpallën të pavlefshme.

SHKARKO APP