U tallën për fustanin, replika etike e prezantueses (FOTO)
Një gazetare amerikane u tall në mediat sociale dhe e gjitha filloi nga një grua e cila mesa duket u fiksua keq pas saj. Demtria Obilor është prezantuese e një televizioni në Dallas e cila kishte dalë në transmetim për të folur në programin e saj, por Jan Shedd vendosi ti dedikojë një koment publik për pamjen dhe veshjen e saj.
Në një post të cilën ajo e fshiu pasi pati më shumë komentues që iu kundërvunë, përmendi masën e saj trupore, duke thënë se ishte e shëndoshë, kishte veshur një fustan që e nxirrte shumë keq, ishte më i ngushtë sa duhej, flokët që nuk dukeshin aspak të rregulluara në mënyrë profesionale: Nuk më pëlqen. Jo vetëm kaq por ajo tha se nuk do e shohë më atë kanal.
Megjithatë komentuesit iu kundërvunë duke thënë se ajo duket një yll i vërtetë dhe se u pëlqente shumë fustani i saj. “Ajo është një yll, i shkon gjithçka”, thotë një komentuese ndërsa një tjetër thotë: Ti je xheloze për të, ndaj e ofendon.
Menjëherë pasi imazhi i saj u kthye në një debat publik prezantuesja vendosi të reagojë: “Një reagim i shpejtë për këta njerëz: Unë kështu jam, kështu kam lindur, nuk do ndryshoj asgjë, kështu që nëse nuk ju pëlqen mund të zgjidhni diçka tjetër, të gjithë kemi mundësi sot, kështu që vazhdoni”.