U tha se do të shkojë në Klan, reagon për herë të parë Rudina Dembacaj
Disa orë më parë filloi të përflitej se Rudina Dembacaj, do të largohej drejt TV Klan. Emisioni i saj, “Mos i fol shoferit,” i cili transmetohet prej dy vitesh në Ora News, do të transferohej në një tjetër television.
Në mediat rozë u tha se Dembacaj është parë shpesh në ambientet e TV Klan dhe se ishte në bisedime e sipër për të finalizuar kalimin e saj aty.
Revista Who kontaktoi moderatoren për të konfirmuar a hedhur poshtë aludimin e mësipërm. Dembacaj pohoi se ka biseduar me TV Klan, por nuk është e vërtetë se është larguar nga RTV Ora News.