“U tmerrova, dikush me hyri në shtrat”, aktori shqiptar zbulon incidentin e natës së parë të martesës
Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Zef Deda, ka folur për martesën dhe bashkëshorten e tij.
I ftuar në emisionin “Rreze dielli”, ai ushpreh se bashkëshortja e tij, Roza, është mbështetja më e madhe që ka në jetë dhe se që ditën e parë të martesës i ka treguar se humori dhe shakatë e tij nuk kanë kufij.
Ndërkohë gjatë intervistës plot humor, Zef Deda ka zbuluar edhe një incident që ka krijuar vetë në ditën e parë të martesës dhe na shkriu së qeshuri.
“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bëllëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”, ka treguar Zef Deda.
Ndërkohë nga martesa e tij, Zef Deda ka dy djem, Marjanin dhe Julian Dedën.