U vra për një lojë, artistët shqiptarë shprehin ngushëllimet për 27-vjeçarin

27-vjeçari Mehmet Qema që u qëllua për vdekje me armë nga shoku i tij mbrëmë në një lokal në Tiranë, ka qenë mik i shumë prej këngëtarëve dhe personazheve që janë pjesë e botës së showbizit. Shumë prej tyre kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 27-vjeçarit. Të tillë janë Mozzik, Getinjo, Don Xhoni apo dhe këngëtarja BabyGee.

“Ngushëllime familjes Qema nga Hasi. Thjesht s’po mund ta besoj çfarë paska ndodhur. U prehsh në paqe Tallman”, thuhet në dedikimin e Getinjo. “Nuk mund ta besoj. U prehsh në paqe. Nuk di çfarë të them”, ka shkruar BabyGee. “Prehu në paqe Tallman. Ngushëllime familjes, miqve, Zoti iu forcoftë”, ka shkruar Mozzik në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Edhe reperi Don Xhoni ka reaguar pas vrasjes së Mehmet Qemës. Ai shkuar se nuk kishte shumë kohë që e njihte mirëpo ka arritur ta kuptojë se zemrën e ka pasur të mirë. Ndër të tjera, ai shkruan Qema e thërriste ”my bro doni” sa herë që e shikonte e se i uronte më të mirat. 27-vjeçari Mehmet Qema, të cilit i thërrisnin me pseudonimin “Tallman”, mbeti i vrarë nga shoku i tij Marius Dema 28-vjeç.

SHKARKO APP