Urdhër arrest për aktoren e famshme turke, reagon për herë të parë

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel është përfshirë në një hetim të gjerë për drogë në Istanbul, i cili ka goditur disa figura të njohura publike dhe biznesmenë. Si pjesë e këtij operacioni, ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti, ndërsa 14 persona të tjerë janë arrestuar menjëherë gjatë një operacioni të koordinuar.

Ky hetim i udhëhequr nga Prokuroria e Stambollit dhe Drejtoria për Krimet Narkotike, ka përfshirë gjithsej 16 të dyshuar. Pas lajmit për urdhrin e arrestit, aktorja ka bërë deklaratën e saj të parë. Ajo tha se ndodhet jashtë vendit për arsye studimi dhe se ka mësuar për urdhrin përmes mediave.

“Kam qenë jashtë vendit për rreth një muaj për arsye studimi. Mbrëmë, si të gjithë ju, mësova për këtë çështje nga lajmet, dhe do të kthehem në vendin tim për të sqaruar situatën, për të bërë deklaratat e nevojshme dhe për të dhënë dëshminë time”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?